Komision për shtëpitë e vjetra të Qendrës Historike të Prizrenit

Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri në Prizren, ka formuar një komision për vlerësimin e shtëpive të dëmtuara në Qendrën Historike.

“Objektet në fjalë paraqesin rrezik për kalimtarët, shëmti për vizitorët dhe janë turpi i Komunës se si është trajtuar trashëgimia materiale e qytetit”, njofton Komuna e Prizrenit.

“Pas raportit të komisionit, prioritet i Drejtorisë është intervenimi në objektin te Qafa e Kishës (ish hotel “Andi”), struktura e së cilës rrezikon jetën dhe pronën e familjes Zajmi dhe të kalimtarëve në këtë pjesë te qytetit, si dhe disa shtëpi në Qendrën Historike”.

“Komuna e Prizrenit urgjentisht do të bëjë pastrimin dhe largimin e rrezikut që po i kanoset kësaj familjeje dhe qytetarëve, po ashtu do të ndërmarrë masa edhe për shumë shtëpi të tjera në hapësira ku paraqitet rreziku”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit