Boca kërkon Buffonin

Drejtuesit e Boca Juniors kanë habitur të gjithë me interesimin për portierin Gianluigi Buffon, përcjellë sajti “Calciomercato”.

40-vjeçari, në fund të këtij edicioni pritet të tërhiqet nga futbolli aktiv, por Boca i ka ofruar mundësinë atij që ta vazhdojë karrierën.

Mësohet se Buffon tashmë është kontaktuar nga ish-bashkëlojtari i tij te Juventusi, Carlos Tevez, që e ka ftuar në Argjentinë.

Te Boca po shpresojnë ta bindin Buffonin që t’i bashkohet ekipit para se të fillojë faza e nokautit në Copa Libertadores (7 gusht).

Buffon prej vitit 2001 është pjesë e Juventusit dhe kontrata me kampionin në fuqi të Italisë i skadon në fund të këtij edicioni.

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit