“Kryespiuni” duhet të zgjidhet para 1 majit

Zyrtarë të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së thonë se afati ligjor për emërimin e një drejtori të ri të AKI-së skadon pas 20 ditësh pas dorëheqjes së ish-drejtorit. Driton Gashi ka dhënë dorëheqje më 10 prill 2018, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tash e dy javë ka mbetur në pritje të presidentit Hashim Thaçi që ta propozojë një emër për shefin e ri të AKI-së, propozim ky i cili kërkon edhe miratimin e Haradinajt.

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë prejse drejtori i AKI-së Driton Gashi ka dorëzuar dorëheqjen e tij, në pozitën e shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ende nuk është emëruar askush.

Për ta zëvendësuar Gashin presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë afat 20 ditë që nga dita kur ish-kryespiuni i Kosovës ka lënë zyrtarisht detyrën, shkruan tutje “Zëri”.

Përderisa nga Presidenca nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj çështjeje, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se janë duke punuar në këtë drejtim.

Ndërkohë, anëtarët e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së kanë bërë të ditur se Komisioni është totalisht i painformuar për punën e AKI-së, pasi që askush nga ky institucion, siç kanë thënë ata, nuk ka raportuar para Komisionit.

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit