21.7 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

Mashtroi me dokumente, shqiptarja dënohet me 14 muaj burg

Një shqiptare është dënuar me 14 muaj burg në Britani, pasi ka përdorur identitet të rremë.

Mediat angleze, ndër to edhe “Daily Mail” dhe “The Sun”, shkruajnë se 31-vjeçarja Fatmire Tafa, ka përdorur dokumente greke të falsifikuara me emrin Eleni Manola, përcjell albinfo.ch.

Shqiptarja kishte shkuar në Britani të Madhe në një kampion, derisa më pas kishte marrë dokumentet false greke, derisa arsyeja që kishte shkuar ishte transpalt i veshkave në Spitalin Universitar të Uellsit në Kardif.

Gjithnjë sipas mediave angleze, ky transplant kushtonte 72 mijë funte, megjithatë, mashtrimi me dokumente ishte zbuluar dhe tani ajo ishte para gjykatës.

Ajo ishte shprehur se ishte mashtruar nga një shqiptar tjetër, ndërsa, avokati mbrojtës i shqiptares tha në Gjykatë se “veprimet e saj ishin për të shpëtuar jetën.

Shqipëria nuk ka shërbim shëndetësor falas. Ajo po përballej me vdekjen dhe nëse nuk do të kishte ndërmarrë vendimin për t’u operuar, kush e di ku do të ishte tani”.

Megjithatë, gjyqtari Jeremy Jenkins deklaroi se pavarësisht situatës së rëndë shëndetësore në të cilën gjendej, falsifikimi i dokumenteve është një vepër penale që nuk tolerohet. Për këtë arsye, Gjykata e dënoi Fatmira Tafën me 14 muaj burgim.

Më Shumë

Hapet Kampi Nacional i FBK-së në Prizren – 25 talente në përzgjedhje për YDF

Dje në ambientet e Gjimnazit “Loyola” në Prizren është hapur zyrtarisht Kampi Nacional i organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK). Ky kamp do...

Masë e re në Malishevë: Ndalohen automjetet në bulevardin kryesor pas orës 20:00

Nga data 22 korrik deri më 31 gusht 2025, çdo ditë nga ora 20:00 deri në 24:00, ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve motorike...

Lajmet e Fundit