11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Shaqir Totaj pritet të emërohet ministër në vend të Besim Beqajt

Shaqir Totaj, pritet të emërohet ministër i Ministrisë së Inovacionit.

Emrimi i tij, do të bëhet pas shkarkimit të ministrit aktual, Besim Beqaj, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për përfshirjen në aferën “Pronto”.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka zhvilluar një takim me Shaqir Totajn. Ai ka kërkuar nga Totaj që të pranojë postin e ministrit të Inovacionit.

“ Kryetari Veseli, ia ka ofruar këtë post Totaj”, tregon për “PrizrenPress” një burim brenda PDK-së.

Prokuroria Speciale, ditë më parë, ka ngritur aktakuzë për disa persona, ndër ta edhe zyrtarë të lartë të PDK-së.

Në mesin e tyre është edhe ministri, Besim Beqaj.

“Veseli ka kërkuar nga Beqaj që ta lirojë detyrën e tij”, tregon burimi për “PrizrenPress”.

Shaqir Totaj, në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar ka qenë kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit. Ai, humbi garën e balotazhit për pak vota, me kandidatin e VV-së, Mytaher Haskuka.

Totaj, pas përfundimit të luftës ka qenë menaxher i ATK-së në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Kjo është pasuria e kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë për vitin 2025, Në deklarimin e pasurisë në APK, kryetarja...

Lajmet e Fundit