9 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Erdogan, shpallet “Qytetar Nderi” në Serbi

Mund të jetë në qendër të kritikave të Perëndimit, që e akuzon se po shkel të drejtat e njeriut në vendin e vet, por Erdogan ka miq plotë në Ballkan.

Në 557-vjetorin e themelimit, qyteti i Novi Pazarit (Pazari i Ri) në Serbi e ka nderuar Presidentin turk me titullin “Qytetar Nderi”.

Nderimi me këtë titull është miratuar nga këshilli bashkiak i këtij qyteti që e ka votuar atë ditën e premte.

“Investimet e shumta, projektet në infrastrukturë dhe ekonomi dhe përpjekjet për të ruajtur kulturën dhe trashëgiminë historike të rajonit të Sanxhakut, janë disa nga arsyet e këtij gjesti simbolik”, deklaroi kryebashkiaku i qytetit, Nihat Bisevac.

Novi Pazari është kryeqendra e rajonit të Sanxhakut, që ndahet mes Serbisë dhe Malit të Zi e ku pjesa më e madhe e popullsisë janë myslimanë. Pjesën e tyre të këtij rajoni, serbët e njohin me emrin Rashka.

Më Shumë

Ferizaj fiton me përmbysje në Malishevë

Ferizaj ka mposhtur Malishevën 1-2 në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në futboll. Vendësit gjetën epërsinë falë Mevlan Zekës në minutën e 12-të. Ndërkaq,...

Rikthehet Superliga, kryederbi luhet në Suharekë

uperliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot dhe nesër me ndeshjet e xhiros së 24-të, ku pritet të zhvillohen disa përballje interesante në garën...

Lajmet e Fundit