11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Estonezët me 13 minuta në ditë prijnë si lexues

Estonezët lexojnë mesatarisht 13 minuta në ditë e finlandezët e polakët një minutë më pak. Ashtu sikurse edhe norvegjezët, hungarezët e kanë librin në dorë mesatarisht 10 minuta gjatë ditës.

Francezët lexojnë mesatarisht dy minuta në ditë, përderisa austriakët, rumunët pesë minuta e serbët, gjashtë, transmeton “Koha Ditore”.

Këto janë statistikat që ka nxjerrë një hulumtim i realizuar prej vitit 2008 deri më 2015, që ka përfshirë respondentë prej moshës 24 deri në 70-vjeçare nga 15 vende anëtare të BE-së, si dhe të Norvegjisë, Serbisë dhe Turqisë.

Hulumtimin e ka bërë shërbimi statistikor evropian “Eurostat” dhe e ka publikuar të hënën në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave të Autorit.

Më Shumë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Ynem Berisha thyen rekorde, 12 trofe në 5 vite me KBF Bashkimin

Ynem Berisha është bërë një nga emrat më të suksesshëm në përgatitjen kondicionale të basketbollit kosovar, duke u konfirmuar si trajneri më i trofeshëm...

Lajmet e Fundit