10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Messi e këshillon Neymar cilin klub të zgjedh

Telenovela e Neymar nuk ka të ndalur dhe ka filluar të përfshijë edhe futbollist e madje edhe ish-futbollist tjerë, të cilët po mundohen qoftë me deklarata publike ose edhe private, ta këshillojnë sulmuesin brazilian lidhur me të ardhmen e tij.

Me të gjitha raportimet poshtë e lartë dhe mesazhet e koduara që kohë pas kohe i dërgon edhe Neymar nga rrjetet e tij sociale, kanë bërë që të gjithë të mendojnë se largimi i sulmuesit brazilian nga PSG, ndoshta është i pashmangshëm, pasi siç edhe po duket, ka qenë vetëm një trampolinë për të, në mënyrë që të sigurojë klubin e radhës që e dëshiron.

Shumë mendojnë se ky klub është Real Madrid, kjo edhe për shkak se madrilenët kanë po ashtu interesim të madh për sulmuesin 26 vjeçar, mirëpo së fundmi duket se ish-bashkëlojtari i tij tek Barcelona, Lionel Messi, i është afruar Neymar me një këshillë shumë interesante.

Messi e ka këshilluar Neymar, që të mos bëjë gabimin dhe të transferohet tek Real Madrid, që është rivali i betuar i Barçës, por i ka propozuar një skuadër mjaft interesante.

Argjentinasi e ka këshilluar Neymar që të hedhë vështrimin drejt Premier League, e më saktësisht tek skuadra e Manchester United, për të cilën edhe ashtu thuhej se kanë interesim për brazilianin.

Se sa do e dëgjoj këtë këshillë të Lionel Messi, do të duhet të shohim gjatë verës, kur sipas të gjitha gjasave, përveç botërorit në futboll, interesim do të zgjoj edhe telenovela e Neymar. /Insporti.com

Më Shumë

Kurti kujton Ekrem Rexhën: Ishte shpresë për rindërtimin e vendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar komandantin e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Përmes një...

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhevë Lladrovci” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka përfunduar rregullimi i rrugës “Xhevë Lladrovci”, pranë “Qylhanit”, me shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit. Sipas njoftimit,...

Lajmet e Fundit