10.4 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Avdyli i LDK-së thotë se duhen edhe 4 vota për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës thonë se u duhen edhe katër vota për ta rrëzuar Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj nga pushteti. Ndërsa, në AAK thonë se LDK nuk i ka as votat për të thirr seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Deputeti i kësaj partie, Haxhi Avdyli, tha për RTK se deri tash i kanë të siguruar 57 vota dhe sipas tij shumë shpejt do të sigurohen edhe 4 të tjera për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Por mundësinë që Kosova të ketë zgjedhje e mohoi deputeti nga AAK, Blerim Kuçi, sipas të cilit LDK, nuk i ka as 40 vota për të thirr seancë të jashtëzakonshme.

Megjithatë, Kuçi tha se nëse LDK i ka 57 vota, atëherë ai do të jetë vota e 58 e tyre për ta rrëzuar Qeverinë.

Kuçi e Avdyli debatuan ashpër edhe për tryezën e nesërme, e cila është thirrur nga LDK-ja.

Sekretari i AAK-së, tha se ata do të marrin pjesë, por sipas tij ka kontradikta sepse nuk mund të kushtëzohen çështjet nacionale me caktim të datës së zgjedhjeve.

Kurse deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, deklaroi se nëse nuk arrihet konsensus edhe për caktimin e datës së zgjedhjeve, atëherë opsion i pashmangshëm është mocioni për rrëzimin e Qeverisë.

Më Shumë

Korisha përkujton 27-vjetorin e Betejës së Kabashit

Sot u shënua 27-vjetori i Betejës së Kabashit, një nga betejat më heroike të UÇK, me një manifestim të organizuar ku morën pjesë veteranë,...

Rahoveci përfundon projektin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime

Komuna e Rahovec ka përfunduar ndërtimin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale, në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, të financuar nga...

Lajmet e Fundit