Intervenohet në Qendrën Historike të Prizrenit

Komuna e Prizrenit është duke bërë intervenime në Qendrën Historike.

Kryetari, Mytaher Haskuka tha se rehabilitimi po bëhet në prag të sezonit veror.

“Po afrohet sezoni i verës, koha kur Qendra Historike vizitohet nga shumë turistë vendorë dhe të huaj. Hapsirat publike në këtë zonë duhet të jenë të pastra, të gjebërta dhe të thurrura për mikriptje, ashtu siç kemi zakon të presim mysafirët në shtëpi:, shkruan Haskuka në” Facebook”

“Prandaj këto ditë Drejtoria e Shërbimeve Publike është duke bërë intervenime në këtë zonë, duke i rehabilituar rrugët, kalldrëmin, bankat dhe infrastrukturën për mikriptje të vizitorëve”.

“Në foto janë paraqitur punët për rehabilin e rrugës “Vatrat Shqipëtare” dhe nga sheshi i Lidhjes. Përndryshe, mbas 3 vitesh, këto ditë do të bëjmë edhe intervenimin në gropën e hapur në këtë shesh në mënyrë që sheshi i Lidhjes të jetë i kompletuar”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit