20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Carlo Ancelotti refuzon Kombëtaren e Italisë, tregon se ka kontratë të nënshkuar

Kombëtarja e Italisë ka mbetur pa selektor, që kur Giampero Ventura është shkarkuar nga Federata Italiane për sukses të dobët, që rezultoi me mungesën e italianëve në Kupën e Botës.

Mediat italiane kanë spekuluar dhe debtuar për shumë emra të njohur të futbollit botëror, mirëpo Federata Italiane për të mos përgatitur gabimin sikur me Venturën, ka shkuar për një trajner, që realisht, ka fituar tituj të rëndësishëm të futbollit evropian.

Pozita e seleltorit të Italisë i është ofruar trajnerit Carlo Ancelotti, mirëpo ai ka refuzuar me arsyetimin se tashmë ka nënshkruar me një klub të ri.

Ancelotti së fundmi ka qenë ndër 3 emrat emërgjent për të zëvendësuar trajnerin legjendar të Arsenalit, Arsene Wenger. Marrë parasyh karrierën e suksesshme të italianit, Arsenali do të ishte destinimi i duhur për Ancelottin dhe drejtimi i duhur për londinezët.

Më Shumë

Osmani nis fushatën, zyrtarizon Fahrije Hotin si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Fahrije Hoti do t’i bashkohet rrugëtimit politik dhe do të jetë kandidate për deputete...

Malisheva mobilizohet kundër EHKK-së, formohet shtabi emergjent

Me vendim të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është formuar Shtabi për menaxhimin e situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), me qëllim...

Lajmet e Fundit