10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Shaqir Totaj: Po dëshmohet se Haskuka nuk është kualitet i ri

Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, thotë se kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, po i mungon vizioni për të zgjidhur problemet që ekzistojnë në Prizren.

”Qeveria në këtë komunë nuk është diçka me të cilën mund të krenohet kryetari aktual i Prizrenit dhe as Lëvizja Vetëvendosje që ka fituar këtë komunë. Prej ditës së parë shumë gjëra nuk kanë shkuar si duhet”, vlerëson Totaj.

“ Emërimi i drejtorëve të rinj dhe disa procese të tjera nuk kanë shkuar në rregull. Janë larguar shumë prej premtimeve elektorale dhe nuk po vërehet ndonjë kualitet i ri, për të cilin ata kanë luftuar”.

“Qeverisja aktuale ende vazhdon ta kritikojë qeverisjen e kaluar dhe të ankohet se ka shumë probleme. Qeverisë aktuale në këtë komunë i mungojnë vizioni i qartë dhe gatishmëria që të adresohen sfidat e problemet që ekzistojnë në Prizren”./Epoka e Re/

Më Shumë

Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve. Në urimin e tij, Xheladini...

“Prapë nata erdhi” – kënga e re e Mentor Mazrekut vjen si baladë e lehtë

Këngëtari Mentor Mazreku ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Prapë nata erdhi”, duke sjellë një projekt të ri që vjen...

Lajmet e Fundit