33.2 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

Bellew fiton edhe revanshin – raporti i plotë me video

Rrallë ndodhë që ndonjë meç i kategorisë së rëndë, ku nuk luftohet për titull bote, ose nuk është eliminator për ndonjë titull të krijojë më shumë bujë dhe zhurmë në media. Mirëpo, dueli midis Haye dhe Bellew i arsyetoi të gjitha pritshmëritë, nëse nuk i ka tejkaluar ato.Haye rrëzohet dy herë në rundin e tretë

David Haye ka dominuar në dy rundet e para në duelin e tij të madh me Tony Bellew, mirëpo, nuk ka qenë në gjendje që të godasë një herë e mirë për të kërkuar nokaut.Në anën tjetër Bellew, që duket se është në formë më të mirë fizike dhe mundet lehtësisht të përballojë 10 ose më shumë runde, në rundin e tretë pas një sulmi të Hayeit lansoi një kundërsulm dhe lidhi disa goditje direkte, duke e rrëzuar dy herë në nokdaun kundërshtarin, të cilin e shpëtoi gongu që sinjalizoi fundin e rundit të tretë.

Këmba e djathtë shkonte zvarrëNë meçin e kaluar midis këtyre dy boksierëve Haye kishte pësuar shqyerje të tendonit të akilit dhe ky lëndim serioz kishte bërë që ai të zvarritej. Këmba e Hayeit ishte problem edhe në këtë meç ndonëse as përafërsisht jo aq serioz sa në meçin e kaluar.Në rundin e pestë, Haye pësoi një nokdaun nga i cili dukej se mund të kthehet dhe ti ketë gjërat nën kontroll.Mirëpo, vetëm disa sekonda më vonë Bellew, duke e ndjerë instinktivisht se kundërshtarin mund ta rrëzojë, sërish u hodh në sulm, e lidhi një kombinim të suksesshëm prej tri goditjeve me radhë duke e mbështetur për litarë Hayein.Haye nuk pati rrugëdalje dhe do të pësonte goditje derisa të alivanosej, sepse Bellew nuk do të ndalej, por gjyqtari e ndërpreu meçin duke dhënë fitore për Bellew edhe në rimeç dhe duke e konfirmuar Bellewn si anëtar të klubit elit të peshave të rënda.Njëkohësisht Haye me këtë humbje e ka më lehtë të hartojë plane për pensionim sepse me 38 vjet dhe me dy humbje me KO në dy meçete ufndit të profilit të lartë, gjasat e tij për rikthim në majat e rang-listave botërore, janë minimale.

 

Më Shumë

Të nxehtit afrikan kaplon Kosovën

Një javë e nxehtë po e pret Kosovën. Kështu ka bërë të ditur meteorologu Besim Aliu. “Kjo javë parashihet të jetë bukur e nxehtë meqenëse vendi...

Zjarret masive shkaktojnë ndërprerje të rrymës në Prizren – KOSTT ndërhyn me urdhër të Policisë

Me urdhër të Policisë së Kosovës, kompania KOSTT ka bërë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në Nënstacionet Prizreni 1 dhe Prizreni 3, për...

Lajmet e Fundit