15.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Zyra Ligjore në Prizren pa kapacitete për kallëzimet penale ndaj ish-pushtetarëve

Menaxhmenti i Komunës së Prizrenit deri më tani ka identifikuar mbi 40 raste të dyshimta të keqpërdorimeve nga pushteti i kaluar. Mirëpo për asnjërin prej tyre nuk ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Në vend të kësaj autoritetet komunale preferojnë informimin e Prokurorisë, si dhe njoftimin e publikut për gjetjet në drejtoritë e ndryshme të ekzekutivit lokal, shkruan sot “Koha Ditore”.

Arsyeja për ndjekjen e kësaj praktike, sipas kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, ka të bëjë me kapacitetet e kufizuara të Zyrës Ligjore të Komunës së Prizrenit.

“Zyra Ligjore e Komunës së Prizrenit nuk ka kapacitet me u marrë me të gjitha këto raste. Nga Inspektorati jam njoftuar se janë 36 raste për Prokurori, në Drejtorinë e Administratës i kemi 6 raste. Ka raste të kësaj natyre edhe në drejtoritë e tjera dhe do t’i adresojmë të gjitha. Ne po e shënojmë rastin dhe po i numërojmë arsyet pse duhet Prokuroria me i shikua këto raste. Deri më tani janë 42 raste dhe gjasat janë që ky numër të shtohet dhe si Komunë s’po kemi kapacitet me u marrë me të gjitha rastet”, ka thënë Haskuka.

Sipas tij, Komuna i disponon të gjitha materialet dhe është e hapur për shikimin e tyre nga hetuesit në bazë të autorizimeve të Prokurorisë. “Do të kërkojmë përgjegjësi për keqpërdorimet në Komunë”, ka shtuar ai. …

Më Shumë

Policia heton një rast dhunimi në Rahovec, i dyshuari në arrati

Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur pasditen e së mërkurës në Rahovec. “Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i...

Prizreni plaifikon zgjerimin e ndriçimit publik nëpër lagje e fshatra

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Islam Ukaj, ka bërë të ditur se po punohet për zgjerimin e ndriçimit publik nëpër lagjet...

Lajmet e Fundit