Prizren: Një muaj paraburgim për personin që sulmoi njërin në kazino

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.K. nga fshati Lubiqevë nga Komuna e Prizrenit.

Masa e paraburgimit, siç thuhet në komunikatë, iu caktua për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 par.5. të KPRK-së.

Masa e paraburgimit prej një muaji do të llogaritet nga koha e arrestimit prej datës 03.05.2018, nga ora 19:25 minuta, e cila do të zgjasë deri me datën 03.06.2018.

Me datën 02.05.2018, në periodën kohore 22:00 – 22:20 minuta, në Prizren në kazino “Play For Win” pas një mosmarrëveshje paraprake i shkakton lëndim të rëndë trupor me mjet të rrezikshëm thikë të dëmtuarit me iniciale S.M. në atë mënyrë që pasi takohen në kazino dhe pas një komunikimi të shkurtër në mes veti i pandehuri nxjerr thikën dhe godet viktimën S.M. me ç’rast i shkakton lëndime të rënda trupore sipas raportit mjekësor të Qendrës Emergjente në Prizren.

Më Shumë

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit