Karateisti Nishevci përkrahet nga MKRS-ja

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim karateistin Herolind Nishevci, me ç’rast është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare të përgatitjes së sportistit për gara.

Sipas këtij memorandumi, karateisti Nishevci mbështetet financiarisht me 7 mijë e 200 euro. Mbështetja financiare bëhet me qëllim të realizimit të synimeve të sportistit për periudhën buxhetore Janar – Dhjetor 2018.

Ministri Gashi tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdojë në mbështetjen financiare të sportistëve të vendit, duke theksuar se kësisoj po realizohen politikat programore për sportin.

Ndërkaq, sportisti Nishevci falënderoi ministrin për memorandumin e nënshkruar dhe e përgëzoi për punën që po bën në mbështetje të sportistëve dhe sportit në vend.

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit