14.9 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Ndalesa

CHARLES BUKOWSKI

Bëni dashuri nën diell, nën diellin e mëngjesit
në një dhomë hoteli
që jep në rrugicën
ku të varfrit janë në kërkim të shisheve;
bëni dashuri pranë një qilimi
më të kuq se gjaku ynë;
bëni dashuri derisa djelmoshat shesin lajme
dhe Cadillac;
bëni dashuri pranë një fotografie të Parisit
dhe një pakete të hapur të Chesterfieldit;
bëni dashuri ndërsa burra të tjerë –
të varfër
të dobët
punojnë.

Nga ai moment e deri këtu…
ndoshta kanë kaluar vite si i llogarisin ata,
por kjo është vetëm një frazë në mendjen time –
ka kaq shumë ditë
kur jeta ndalon, afrohet dhe ulet
dhe pret si një tren në binarë.

Kaloj pranë hotelit në orën 8 dhe 5; janë ca mace në rrugicë
ca shishe dhe vagabondët,
ngre vështrimin në dritare dhe mendoj,
nuk e di ku je më,
rifilloj të ec dhe pyes veten:
ku
shkon jeta
pasi të ndalet?!

(Zgjodhi dhe përktheu Leonora Buçinca. Marrë nga vepra “On Love”)

Më Shumë

Prizreni pret derbin e madh: Liria sfidon lideren Vushtrria

Sot në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren zhvillohet një nga përballjet më të rëndësishme të Ligës së Parë të Kosovës, ku Liria pret lideren...

Adelina Ismaili: Shkurte Fejza meriton të ketë një përmendore

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka folur për ndikimin e Shkurte Fejzës në muzikën shqiptare gjatë intervistës në SOL në Klan Kosova. Ajo theksoi se...

Lajmet e Fundit