Për 4 muaj 7 femra kanë rënë viktima të prostitucionit

Në 4-mujorin e parë të këtij viti 7 femra kosovare kanë rënë viktima të prostitucionit, ndërsa 63 persona kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës për “Mundësim dhe për detyrim në prostitucion”. Mosha më e madhe e viktimave sipas të dhënave të Policisë është nga 18 deri në 20-vjeçare, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ushtrimi i prostitucionit nga grupet e ndryshme kriminale viteve të fundit ka kaluar në organizime të vogla ose edhe krejtësisht individuale.

Viktima të këtij krimi janë femrat e moshës së re, nga 18 deri në 20-vjeçare.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se femrat kosovare janë bërë cak i kriminelëve, të cilët përdorin gjendjen e rëndë ekonomiko-sociale të tyre për t’i ushtruar këto vepra penale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, duke iu referuar të dhënave të Njësitit Policor Kundër Trafikimit me Njerëz, thotë se trafikantët kanë ndërruar taktikën e punës së tyre. Sipas tij, tashmë këto vepra penale më së shumti po kryhen nga individë dhe jo grupe siç ka ndodhur deri më tash…

Më Shumë

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Lajmet e Fundit