Beogradi shkarkoi Adem Hoxhën nga posti i kryetarit të “komunës” Gora

Qeveria e Serbisë në mbledhjen e djeshme e ka shkarkuar Adem Hoxhën nga posti i kryetarit të, siç e quan gazeta serbe ”politika”, organit të përkohshëm, të Komunës së Gorës në Kosovë.

Hoxha, sipas kësaj gazete, në krye të këtij administrimi lokal që funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë, është vënë në vitin 2013.

Shkarkimin e tij, transmeton Koha.net, e ka konfirmuar Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë me iniciativën e të cilës është shkarkuar kryetari i komunës më në jug të Kosovës. Në këtë zyrë është thënë se në periudhën e ardhshme do të tregohet se kush do ta zëvendësojë Hoxhën në këtë post.

Hoxha, deputet i Partisë së Bashkuar Gorane në Kuvendin e Kosovës, sipas “politikes”, nga goranët që janë luajalë ndaj shtetit të Serbisë, ka kohë që akuzohet se “punon në dëm të tyre si dhe në dëm të Beogradit”.

Hapi i fundit i tillë i Hoxhës, sipas kësaj gazete, ka qenë ai kur me vetë iniciativë në festën tradicionale të Shën Gjergjit në Gorë kishte ftuar dhe i kishte gostitur në Gorë përfaqësues të lartë të Kosovës.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit