Zbulohen pamjet e takimit të Balotellit me përfaqësuesit e kësaj skuadre

Mario Balotelli kaloi dy sezonet e fundit si lojtarë i skuadrës franceze Nice në Ligue 1, mirëpo pa përfunduar ky sezon nëpër ligat evropiane, filluan spekulimet për largimin e tij, sidomos nga agjenti i “Super Marios”, Mino Raiola.

Raiols madje thoshte se cilado skuadër që vendos ta marrë në radhët e saj Balotellin, duhet të jetë e lumtur, pasi do ta ketë një futbollistë që vlen edhe 100 milionë euro, por për shkak që i skadon kontrata me francezët, ai do të transferohet si lojtarë i lirë.

U fol shumë për rikthimin e tij në Serie A, e madje edhe vet Balotelli kishte shprehur këtë dëshirë dhe duket se kjo gjë do të realizohet për sulmuesin 27 vjeçar.

Balotelli ishte parë gjatë ditës së djeshme, duke drekuar me drejtorin teknik të skuadrës italiane Fiorentina, Pantaleo Korvino, në restorantin “Villa Cora”, jo shumë larg nga qendra e qytetit të Firences.

Bëhet e ditur se dikur gjatë javës së ardhshme, Mario Balotelli edhe zyrtarisht do të nënshkruajë me Fiorentinën, për të cilën do të luaj nga sezoni i ardhshëm në Serie A, kurse një dyshe sulmuese Mario Balotelli dhe Giovanni Simeone, do të ishte tepër interesante për ta parë në sulmin e klubit “Viola”. /Insporti.com

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit