26.5 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Qëndrim Biraj i çon mesazh Prishtinës

Në prag të ndeshjes së parë të serisë finale të play-off-it në IP Superligën e Kosovës në basketboll, ndërmjet Sigal Prishtinës e Bashkimit, kapiteni i skuadrës prizrenase Qëndrim Biraj është shprehur i qetë, por edhe optimist.

“Besoj që do të jetë ndeshje mjaft cilësore dhe e mirë për t’u ndjekur nga dashamirët e basketbollit. Këtë vit kemi krijuar një ekip mjaft dinamik dhe të papërshtatshëm për kundërshtarët. Besoj që për një nuancë jemi më të mirë se Prishtina në shumë aspekte të lojës”, është shprehur Biraj

.Optimizmin e tij e shpreh edhe për faktin se skuadra do të jetë e kompletuar. “Fatmirësisht jemi të kompletuar si ekip, pra nuk kemi mungesa dhe shpresoj të mos kemi lëndime dhe mungesa gjatë tërë serisë finale.

Çdo finale të jep një lloj presioni, mirëpo tek ne si ekip nuk është i dukshëm. Fitorja eventuale në Prishtinë vetëm do të na ofroj një hap më afër titullit. Na mbetet me pas edhe shumë punë deri te titulli, nuk duhet të vetëkënaqemi me një fitore”, ka shtuar kapiteni prizrenas.

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tone do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas IHMK-së,...

1938 maturantë iu nënshtruan testit të maturës në Prizren

Në komunën e Prizrenit sot është mbajtur testi i parë i Maturës Shtetërore – një prej fazave më të rëndësishme për nxënësit që përmbyllin...

Lajmet e Fundit