20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Paditet Komuna e Dragashit për mos-respektim rekomandimesh të MAPL-së

Institucioni, i cili mbikëqyr punën e komunave të Kosovës, ka vendosur të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj disa prej tyre.

Është Komuna e Dragashit ndaj së cilës MAPL-ja ka nisur procedurat gjyqësore, raporton KTV.

Krejt kjo pasi Komuna e Dragashit nuk i kishte përfillur fare rekomandimet e MAPL-së për rishqyrtimin e vendimit të komunës për emërimin e nënkryetarit të Komunës për komunitete.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kishte kërkuar që të rishqyrtohet vendimi i komunës për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete, Sherif Aga.

Kjo pasi, me legjislacionin në fuqi, ky post duhet t’i takojë komunitetit që ka përqindje më të lartë, që në këtë rast është komuniteti goran, që përbën 24 për qind të popullsisë.

Mirëpo, kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, nëpërmjet telefonit ka thënë se ata besojnë që vendimin për emërimin e kanë bërë në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale. Megjithatë, Shabani ka theksuar se çdo vendim të gjykatës në të ardhmen, do ta zbatojë.

E përveç Dragashit, MAPL-ja ka paralajmëruar padi edhe për disa komuna tjera, të cilat gjithashtu nuk i kanë marrë parasysh kërkesat për rishqyrtim të akteve të nxjerra.

Qysh në fillim të vitit, MAPL-ja, nëpërmjet një shkrese dërguar komunave të Kosovës, i kishte paralajmëruar se do t’i procedojë në gjykatë ato komuna të cilat nuk i trajtojnë me kujdes kërkesat për rishqyrtim dhe harmonizim të akteve në pajtim me ligjet në fuqi.

Ndryshe, janë 9 komuna, që kanë nxjerrë akte nënligjore në mënyrë të kundërligjshme, e të cilat gjithashtu nuk i kanë marrë parasysh kërkesat e MAPL-së për harmonizimin e këtyre akteve.

Më Shumë

Prizreni hap konsultim publik për Rregulloren e Menaxhimit të Mbeturinave

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë lidhur me Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në...

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Gjonaj të Hasit, ku i është bashkuar festimeve në kuadër të festivalit tradicional “Hasi Jehon”. Përmes...

Lajmet e Fundit