Liria ka prezantuar zyrtarisht futbollistin Arbër Prekazi si përforcimin më të ri të skuadrës në prag të sezonit të ri.
Klubi prizrenas bëri të ditur se Prekazi i bashkohet bardhezinjve për të sjellë cilësi, përvojë dhe energji të re, në kuadër të ndërtimit të një ekipi konkurrues dhe ambicioz për edicionin e ardhshëm.

“Jemi të bindur se me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, ai do të jetë një vlerë e shtuar për fanellën bardhezi dhe për tifozët tanë”, thuhet në njoftimin e Lirisë.
Me këtë transferim, Liria vazhdon kompletimin e skuadrës për sezonin e ri, duke shtuar një tjetër emër në organikën e saj.
“Mirë se erdhe në familjen e madhe të Lirisë, Arbër! Të urojmë shumë suksese dhe fitore së bashku!”, përfundon njoftimi i klubit./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
