25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Të shtëna me armë në gjimnaz, 8 të vdekur (FOTO-VIDEO)

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën në një gjimnaz në Teksas, pasi një person u fut në një klasë ku studiohej art dhe qëlloi me armë zjarri drejt nxënësve.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në shkollën e mesme “Santa Fe”.

Sipas raportimeve të policisë lokale, autori i dyshuar i sulmit është arrestuar, edhe pse nuk është bërë e ditur nëse ai ishte student. Mister janë edhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Policia raporton se prindërit në panik kanë vrapuar brenda në shkollë për të gjetur fëmijët e tyre. Tre helikopterë janë drejtuar drejt shkollës.

Dyshohet se autori ka qëlluar me një armë të tipit Shotgun drejt nxënësve. CNN raporton se persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Edhe vetë shkolla ka dhënë një njoftim për këtë ngjarje.

“Detaje do të bëhen të ditura. Forcat e sigurisë do të vazhdojë të sigurojnë ndërtesën dhe të iniciojnë të gjitha protokollet e menaxhimit të emergjencave për lirimin dhe lëvizjen e studentëve në një hapësirë në një tjetër.”

Një nxënës tregon çfarë ndodhi brenda ambienteve të shkollës.

“Ne menduam se ishte një stërvitje zjarri, por mësuesi tha: ‘ikni me vrap’”, është shprehur një nxënës për mediat amerikane.

Për ngjarjen reagoi edhe Presidenti Trump.

“Të shtëna me armë në një shkollë në Teksas. Deri tani raportimet nuk duken të mira. Zoti ju ruajtë të gjithëve” – shkroi Trump në Twitter.


Më Shumë

Zvicra fiton Eurovisionin

Zvicra me këngëtarin “Nemo” duke bërë që të triumfojë në këtë edicion të Eurovizionit. Ndërsa vendi që mori zero pikë nga publiku ishte Mbretëria...

Prizren/ Një person kapet me thikë në xhep

Policia  në Prizren  ka ndaluar një person me inicialet B.K. për kontroll rutinor në një automjet me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollit, një arme e...

Lajmet e Fundit