Bllokohen autobusë me 270 emigrantë në Bosnje

Disa autobusë me rreth 270 emigrantë kryesisht nga vendet që janë në gjendje lufte, Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika, përfshirë këtu edhe fëmijë janë ndaluar në Bosnje dhe Hercegovinë.

Autoritetet transportonin emigrantë nga Sarajeva, drejtë një qendre për azilkërkuesit pranë qytetit jugperëndimor të Mostarit, por autoritetet rajonale nuk i lejuan të hyjnë.

Autobusët janë kthyer në rrethin e Sarajevës dhe mbetën të bllokuar në një rrugë malore. Mediet lokale të Bosnjës raportuan se 18 fëmijë gjenden në mesin e këtyre emigrantëve të cilët janë në gjendje jo të mirë, të frikësuar dhe të hutuar.

Ministri i brendshëm, Dragan Mektiç ka thënë se ndalimi i autobusëve është i paligjshëm dhe se “rrezikon rendin kushtetues” të Bosnjës. Ai gjithashtu e ka quajtur këtë ndalesë si “grusht shtet”.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Vdes tragjikisht në Gjermani, 63-vjeçari nga Rahoveci

Më 29 qershor të këtij viti, Elhami Elshani, nga fshati Brestoc i Rahovecit ka vdekur tragjikisht në Gjermani. Sipas njoftimit të fshatit, i ndjeri humbi...

Lajmet e Fundit