Hoti: Kadare më dha një porosi të veçantë që t’ia përcjell kryeministrit Haradinaj

 

Në kuadër të takimeve që ka zhvilluar zëvendësministri Rexhep Hoti në Shqipëri, pati një të tillë edhe me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, me të cilin diskutoi për kulturën dhe arsimin këndej dhe andej Drinave.

Kadare e Hoti biseduan edhe për mundësinë e avancimit të projekteve madhore në shërbim të trungut të përbashkët kulturor dhe veçmas në kujdesin e vazhdueshëm ndaj gjuhës shqipe.

Zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, e informoi shkrimtarin shqiptar me famë botërore, Kadare, për politikat dhe aktivitetet që ndërmerr MKRS-ja në raport me librin, botimin dhe shpërndarjen e tij si dhe të revistave letrare dhe në anën tjetër të përkrahjes së bibliotekarisë fuqizimit të rrjetit bibliotekar në Kosovë.

Ndërkaq, nga ana e tij, shkrimtari Kadare, ndër të tjera u shpreh se nevojitet botim dhe qarkullim më i madh i librit në shqip qofshin ata autorë shqiptarë apo të huaj. Kadare i tha zëvendësministrit Hoti që t’ia përcjellë si porosi edhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, që bashkërisht me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të bëjnë lehtësimin e politikave ndaj librit ashtu që ai të lëviz pa barriera këndej dhe andej Drinave.

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Kapet me 142 km/h në zonë 40 km/h në Prizren, shoferi gjobitet me 500 euro dhe mbetet pa patentë për gjashtë muaj

Një shofer është ndaluar nga Policia e Kosovës në Prizren, pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi 142 km/h në një zonë ku...

Lajmet e Fundit