Sefer Seferi kërcënon Tyson Furyn para duelit: I uritur për fitore

Më 9 qershor, ish-kampioni i botës në peshat e rënda në boks Tyson Fury, do të rikthehet në ring pas 2 vitesh e gjysmë pushim. Në Manchester Arena, britaniku do të duelojë ndaj shqiptarit Sefer Seferi, që ka shansin e artë të duelojë ndaj një kampioni të pamposhtur bote edhe pse tashmë Fury nuk i ka më titujt që pat fituar ndaj Wladimir Klitschko.

Për shumë fansa e specialistë kjo sfidë konsiderohet e lehtë për Fury, 25 fitore e asnjë humbje si profesionist, por nuk është i këtij mendimi Seferi, 23 fitore e vetëm 1 humbje në karrierë. Shqiptari premton betejë.

“Të boksosh në këtë nivel nuk është rastësi. Rruga deri këtu ka qenë e gjatë, me shumë vështirësi, punë e palodhshme, e cila për 26 vite kam ditur të sjellë çdo herë suksese”, thotë në faqen e tij zyrtare ne Facebook, 39-vjeçari Seferi.

Boksieri kuqezi shpreson te fitorja, duke deklaruar se është gati për këtë sfidë: “Gjithmonë i uritur për fitore të reja. Kjo rrugë do të vazhdojë edhe pas ndeshjes me Fury”, deklaron boksieri Seferi, që duelon ndaj një rivali 10 vjet më të ri se ai në moshë, siç është Tyson Fury.

 

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Dragashi nis përgatitjet për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës 2026

Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat...

Lajmet e Fundit