Sot mund të shpallet kampioni në basketbollin e Kosovës

Pas një sezoni ku dominuan dy skuadra në IP Superligën e Basketbollit të Kosovës, Sigal Prishtina e Bashkimi, të njëjtat janë duke u ndeshur edhe në finalen e vlefshme për titullin e kampionit të Kosovës në basketboll.

Momentalisht prizrenasit e Bashkimit janë duke udhëhequr 2-1 në serinë e ndeshjeve kundër Sigal Prishtinës, derisa ndeshja e tretë, që mund të përcaktoj edhe fituesin, zhvillohet sonte në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit me fillim në ora 21:00.

Bashkimi ka rastin të ndërpres dominimin e Prishtinës në basketbollin e Kosovës, pasi katër vitet e fundit titulli kishte shkuar në kryeqytet.

Përndryshe, duhet theksuar po ashtu se, nëse Bashkimi shpallet kampion, atëherë Prizreni këtë edicion do të jetë vendi që ngrit në të dyja konkurrencat trofetë, kjo për shkak se javë më parë në konkurrencën e femrave, titulli po ashtu ishte fituar nga skuadra e vashave të Bashkimit. /Insporti.com

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit