KB Bashkimi arrin sukses historik

Bashkimi është kampion i ri i Kosovës në basketboll. Për skuadrën prizrenase ky është titulli i parë në historikun e saj. Bashkimi sonte, në ndeshjen e katërt të serisë finale e mposhti Sigal Prishtinën me shifrat … dhe me rezultat të përgjithshëm 3:1 në fitore iu gëzua titullit.

Në një atmosferë të shkëlqyeshme në palestrën “Sezai Surroi”, e cila për fat të keq nuk është krijuar një kohë të gjatë në basketbollin kosovar, Bashkimi u tregua skuadër më e mirë, më e organizuar dhe duke pasur edhe përkrahjen e madhe të tifozëve, ia doli të shënojë fitore.

Më të merituarit për fitoren e sotme ishin Aaron Moss me 17 pikë, 12 asistime dhe 7 kërcime, ndërsa te Sigal Prishtina më efikasi ishte Filip Bundoviq me  24 pikë.

Për Bashkimin ky sukses është shumë i mirëseardhur, pasi më herët dështoi në dy finale. Së pari u mposht nga Sigal Prishtina në finale të Kupës së Kosovës e më pas edhe nga Levski në finale të Ligës Ballkanike. /Insporti.com

Më Shumë

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit