Katër të mitur arrestohen për vjedhje në shkollë në Prizren

Policia e Kosovë s’ka njoftuar se ka arrestuar tre vajza dhe një djalë ë moshës së mitur në Prizren, për dëmtim të pronës në shkollën e tyre.

Rasti ka ndodhur dje, në fshatin Novak të Prizrenit, me ç’ rast një mashkull i komunitetit serb ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në objektin e një shkolle, konkretisht në dhomën e cila shërben si ambulancë, ku përveç dëmtimit të disa librave për regjistrimin e pacientëve nuk raportohet për ndonjë vjedhje tjetër dhe sipas deklarimit të ankuesit edhe vlera e dëmit është shumë e vogël, ju informojmë se:

“Policia Kosovës menjëherë pas raportimit të rastit ka ndërmarr veprime efikase dhe efektive hetimore-operacionale në funksion të identifikimit dhe kapjes së të dyshuarve për kryerjen e kësaj vepre penale dhe sot me 31.05.2018, ka rezultuar me arrestimin e tyre”, thuhet në njoftimin për media të Policisë.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit