3.8 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Gjimnazi “Loyola” të shtunën organizon provim pranues për klasën e gjashtë e të dhjetë

Nxënës nga qytete të ndryshme të Kosovës, por edhe nga Shqipëria , të shtunën, më 2 qershor 2018, do t’i nënshtrohen provimit pranues për të zënë një vend në gjimnazin “Loyola” në Prizren. Në një konkurrencë të fortë, testit do t’i nënshtrohen qindra nxënës, të cilët duhet të plotësojnë kështu kriterin kryesor për t’u regjistruar në klasën e gjashtë, apo në të dhjetën.

Paraprakisht, gjatë dy muajve të fundit, kjo shkollë ka organizuar mësim përgatitor për kandidatët e interesuar, por në provim pranues mund të paraqiten edhe nxënësit tjerë, të cilët nuk kanë mundur ta ndjekin këtë mësim.
Kjo shkollë, me hapësira të mrekullueshme në periferi të Prizrenit, ofron kushte ideale për mësim dhe aktivitete kreative, ndërsa për nxënësit jashtë rajonit të Prizrenit ofron edhe konvikte të ndara për djem dhe vajza, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të edukatorëve.

Poashtu, në qendër të Prizrenit, aktivitetin e zhvillon shkolla fillore “Loyola”, ndërsa që nga një shtatori i këtij viti do të hapet Qendra Edukative “Loyola – Tranzit”, ku do të zhvillojnë aktivitetet e tyre nxënësit e komunitetit RAE.
Një interesim i jashtëzakonshëm po mbretëron edhe për Shkollën e Lartë Profesionale “Loyola-Profesional”, e cila në vitin e ardhshëm akademik do të presë studentët e parë, të cilët në hapësirat e ish – kampit të KFOR-it gjerman do të kenë mundësi, që bazuar në përvojën dhe mbështetjen gjermane, të përgatiten për tregun e punës dhe për një të ardhme më të mire, për vete dhe për vendin tonë.
/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aktivitet edukativ për sigurinë, nxënësit e Malishevës mësojnë për reagimin ndaj emergjencave

Në kuadër të manifestimit “Ditët e AME-së”, në Malishevë është zhvilluar aktiviteti edukativ “Edukimi për siguri në fokus”, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për...

Gjashtë nxënës nga Suhareka në Finalen e Olimpiadës Botërore të Matematikës në Frankfurt

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se ekipi i matematikës nga kjo komunë është nisur drejt Gjermanisë për ta përfaqësuar Kosovën...

Lajmet e Fundit