U përkujtua “Epopeja e Gorozhupit”

Me një manifestim përkujtimor, në Gorozhup të Hasit është shënuar 19 vjetori i “ Epopesë së Gorozhupit” i njohur me emrin operacioni “ Shigjeta”. Në Gorozhup të Hasit, është organizuar përvjetori i 19-të i Epopesë së Gorozhupit, betejë kjo kur Brigada 128-të e UÇK-së pati sulmuar forcat e mëdha serbe në kufirin shqiptaro-shqiptarë, që po terrorizonin popullin shqiptar të Kosovës, duke i dhënë kështu një goditje të fuqishme okupatorit serb.

Para të pranishmëve, një fjalë rasti e ka mbajtur Ruzhdi Saramati,ish komandant i brigadës 128 , i cili në mes tjerash tha se, betejat në malet e Pashtrikut, i dhanë goditjen e fundit okupatorit të egër, fal sakrificës sublime të të gjithë luftëtarëve të Lirisë. Pjesë e shënimit të kësaj Epopeje të lavdishme të UÇK-së, ishte edhe nënkryetari i Prizrenit, Eshref Memaj, i cili tha se në një luftë të pakompromis ndaj një armiku të egër u derdh shumë gjak, që ëndrrat shekullore të Popullit tonë të jetësohen me çlirimin e Kosovës.

Ish- eprori i lartë i UÇK-së, Maliq Doçi, tha se operacioni “ Shigjeta” është hartuar nga strateg të luftës së UÇK-së, që rezultoi i suksesshëm gjatë luftimeve me forcat armike. Nga Brigada 128-të në betejën e 31 majit 1999 në altarin e lirisë ranë për të mos u shuar kurrë 16 dëshmorë, kurse dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur duke vulosur kështu me gjakun e tyre Lirinë e Mëmëdheut.

Ndryshe, vitin e kaluar është përuruar Memoriali i ndërtuar për nderë të të rënëve dhe ushtarëve të kësaj brigade, por ky Memorial fatkeqësisht ishte dëmtuar nga disa keqbërës, duke gërvishtur emrat e dëshmorëve të skalitur aty. Për të gjithë të pranishmit u shfaq edhe një program i pasur artistik me recital dhe këngë patriotike./tvprizreni.com/

Më Shumë

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Lajmet e Fundit