Prizreni shpreson në ndihmën e Beratit për aplikim në UNESCO

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit unanimisht kanë miratuar vendimin për binjakëzimin e kësaj komune me Bashkinë e Beratit.

Në këtë mënyrë sipas autoriteteve lokale plotësohet trekëndëshi i bashkëpunimit Prizren, Berat (Shqipëri) dhe Amasja (Turqi), shkruan sot “Koha Ditore”. Madje lidershipi komunal është optimist se Berati e Amasja do të ndihmojnë në ecjen e Prizrenit drejt listës së UNESCO-së.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka paraqitur kërkesën për miratimin e nismës për bashkëpunim komunal ndërkombëtar të Prizrenit me Bashkinë e Beratit.

“Qëllimi i bashkëpunimit është zgjerimi i shkëmbimeve dhe eksperiencave në sektorët e kulturës, ekonomisë, turizmit, trashëgimisë, me qëllim për të dhënë një kontribut për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet qyteteve”, shkruan në kërkesën e tij…

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit