MASHT-i shqyrton rastin e zgjedhjes së rektorit të UPZ-së

Kryesuesi i Këshillit Drejtues të universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka nënshkruar vendimin për zgjedhjen e rektorit të këtij institucioni të lartë arsimor.

Në këtë vendim theksohet se rektor i UPZ-së nga tetori i këtij viti do të jetë Ismet Temaj. Mirëpo lidhur me këtë çështje tashmë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka pranuar ankesë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarët e MASHT-it kanë pohuar se rasti do të shqyrtohet si tërësi për të parë nëse duhet dhënë ndonjë qëndrim.

Gazeta ka siguruar një kopje të vendimit të nënshkruar nga kryesuesi i KD të UPZ, Bedri Muhadri, për zgjedhjen e rektorit të UPZ-së.

“Rektor i universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren zgjidhet prof. asoc. Ismet Temaj. Mandati i rektorit është 4-vjeçar. Rektori detyrën e merr me datë 27 tetor 2018”, shkruan në këtë vendim të datës 30 maj 2018…

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Lajmet e Fundit