22.4 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

S’e duan Thaçin kryenegociator

Platforma e dialogut me Serbinë, sipas së cilës presidenti Hashim Thaçi do të jetë udhëheqës i fazës finale të këtij procesi, s’e ka përkrahjen e shumicës së partive parlamentare në vend. Përpos mbështetjes nga PDK-ja dhe AAK-ja, kjo platformë kundërshtohet nga LDK-ja, LVV-ja, PSD-ja dhe Nisma. Analistët thonë se Thaçi duhet të tërhiqet nga ky proces nëse për shkak të tij nuk po arrihet konsensusi, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Platforma e dialogut me Serbinë nuk pritet të rezultojë me ndonjë konsensus të gjerë politik në vend.

Përkundrazi, një pjesë e partive politike tashmë kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin platformën në fjalë, sipas së cilës presidenti Hashim Thaçi do të jetë udhëheqës i fazës finale të këtij procesi.

Përderisa LDK-ja ka njoftuar përfundimisht se nuk do ta votojë projekt-platformën e dialogut, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë atë në rast se nuk ndryshohet ashtu siç do ta pranonte LVV-ja, shkruan më tutje “Zëri”.

Pos kësaj, ky subjekt po vazhdon të mbetet kundër asaj që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ta drejtojë fazën finale të negociatave me Serbinë.

Kundër Thaçit kryenegociator është deklaruar edhe Partia Socialdemokrate (PSD), përfaqësuesit e së cilës kanë konsideruar se kreu i shtetit nuk është personi adekuat për ta drejtuar këtë proces.

Por pos këtyre edhe qëndrimi aktual i Nismës Socialdemokrate (e cila është në koalicionin qeverisës), është që Thaçi të mos jetë kryenegociator…

Më Shumë

Refuzohet propozimi i Prokurorisë për dëgjimin e një rreshteri policor si dëshmitar në rastin “Kobra”, prezantohen pamje të natës kritike

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën është refuzuar propozimi i Prokurorisë që rreshteri Faton Morina, i cili ishte thirrur në asistencë të Prokurorisë për të prezantuar video-incizimet, të dëgjohet në cilësi të dëshmitarit në gjykimin për...

Do të heshtim të pafuqishëm për djalin tonë të pafat

Nga Edmond Tupja Gesi nuk kupton gjithçka, Veç i sigurtë është për diçka: E di që përherë në shtëpi ka Një nënë, një baba. Që të pavdekshëm kujton Se i...

Lajmet e Fundit