Prizren:Një muaj paraburgim për ofrim ryshfeti

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale J.M. nga Tirana R. Shqipërisë, njofton kumtesa, trasnmeton Koha.net.

Masa u shqiptua për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhënia e ryshfetit e ajo do të llogaritet prej datës së arrestimit 05.06.2018.

Ai, më5.06.2018, rreth orës 07.55, në pikën kufitare të Vërmicës, personit zyrtar, bashkë me dokumentet personale të udhëtarëve dhe dokumentet e automjetit, në librezën e qarkullimit të automjetit i ka dorëzuar edhe r 10,00 (dhjetë) euro dhe duke kërkuar nga ai që ta lejojë hyrjen tij në Kosovë pa e regjistruar ngase nuk ka poseduar dokument valid të udhëtimit dhe pasi ka pasur ndalesë 5 vite mos hyrej në Kosovë.

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Lajmet e Fundit