VV-ja kërkon rishikimin e strategjisë kundër etheve hemorragjike në Malishevë

Shtimi i numrit të të pickuarve nga rriqrat sipas opozitarëve në Malishevë rrit edhe rrezikun nga pasojat. Për këtë arsye kuvendari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka kërkuar ndërmarrje të masave konkrete lidhur me këtë problem, në të cilin proces, sipas tij, do të përfshiheshin edhe qytetarët.

“Është më se urgjente që të organizohet takim i përbashkët ndërmjet Këshillit ndërministror për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike dhe përfaqësuesve të Komunës së Malishevës, përfshirë përfaqësuesit e Kuvendit Komunal ku diskutohet ky problem dhe dalin hapat dhe masat konkrete që duhen ndërmarrë, e që duhet të përfshihen sa më parë dhe sa më shumë qytetarët”, është shprehur Krasniqi përmes rrjeteve sociale, shkruan sot koha Ditore.

Ai ka vlerësuar se institucionet qendrore dhe ato lokale duhet t’i rishikojnë dokumentet strategjike që kanë të bëjnë me këtë problem ashtu që përqendrimi të kthehet nga zbatimi i tyre.

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Lajmet e Fundit