Gjatë qershorit, Qeveria pret projektligjin me zero tatim për librin

Brenda këtij muaji pritet që Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar të arrijë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe nëse miratohet ashtu siç është paraparë, libri si produkt do të lirohet krejtësisht nga TVSh-ja.

Pasi të mbërrijë në Qeveri, proceduralisht, projektligji duhet të kalojë në Kuvend për t’u miratuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur të martën, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka lexuar një pyetje që i është adresuar atij. Është pyetur se përse nuk është duke u zbatuar vendimi i Qeverisë së Kosovës, i marrë më 23 nëntor 2017, që përcakton zero tatim për librin. Por, ministri i Financave, Bedri Hamza është përgjigjur duke thënë se lirimi i librit nga TVSh-ja do të bëhet nëpërmjet Ligjit për TVSh-në.

Lirimin e librit nga ky tatim, kryeministri Haradinaj e kishte përmendur edhe para një jave në hapjen e edicionit të 20-të të panairit të librit “Prishtina 2018” ..

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit