Prizreni i lavdisë pret kthimin e dinjitetit

Prizreni 140 vjet më parë ishte shndërruar në qendrën e vendimmarrjes politike të shqiptarëve, ani pse administrativisht nuk e luante një rol të tillë në atë periudhë. Asokohe u krijua Besëlidhja, respektivisht Lidhja e Prizrenit, e cila sipas historianëve dhe studiuesve vuri themelet për krijimin e shtetit të Shqipërisë dhe më vonë të Kosovës.

Duke e pasur parasysh këtë fakt, javë më parë ligjvënësit e Kosovës në kuadër të Ligjit për Kryeqytetin e Kosovës – Prishtinën ia dhanë Prizrenit edhe epitetin e kryeqytetit historik, shkruan sot “Koha Ditore”. Por kryeqyteti historik, sipas banorëve aktivë të Prizrenit, mbetet nën hijen e Prishtinës dhe Tiranës, të cilat e eksploatojnë atë për mburrje patriotike, derisa në përditshmërinë e zakonshme e injorojnë dhe nuk ia kushtojnë vëmendjen e duhur.

Për këtë arsye prizrenasit konsiderojnë se kryeqendrat e shteteve shqiptare duhet të angazhohen që Prizrenit t’ia kthejnë dinjitetin që i takon dhe mos ta kujtojnë vetëm për lavde.

“Prizreni ka mbetur më tepër në lavde. Kur ka nevojë për emocione e për krenari me të kaluarën, atëherë shfrytëzohet e përmendet Prizreni”, ka thënë historiani Parim Kosova, i cili njëherësh është përgjegjës për Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ai konsideron se Prishtina e Tirana duhet të bëjnë shumë më shumë për qytetin historik. “Nga lavdet duhet të kalohet në vepra, që tregojnë kujdesin për Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, por edhe për vlerat e qytetit në përgjithësi”, ka deklaruar ai..

Më Shumë

Breshër dhe erëra të forta në Prizren, publikohen pamje nga Korisha

Reshjet e shiut në Prizren janë shoqëruar sot me breshër dhe erëra të forta. Në Korishë është raportuar breshër, sipas pamjeve të publikuara nga...

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Lajmet e Fundit