7.3 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Haskuka:Personalisht do të rishikoj procesin e zgjedhjes së drejtorëve të shkollave

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka paralajmëruar se do të rishikojë personalisht procesin e zgjedhjes së drejtorëve të shkollave.

“Për shkak të ndjeshmërisë së procesit, personalisht do ta rishikoj të gjithë procesin – pikësimin dhe rregullsinë e procesit. Para se të jap vendimin, po ashtu do t’i shqyrtoj edhe raportet monitoruese të organizatave tjera që e kanë monitoruar procesin, të kyçur për herë të parë: si Këshillat e Prindërve, Organizatat Joqeveritare si dhe në raste edhe përfaqësues të medieve”, shkruan Haskuka në “Facebook” .

Drejtoria e Arsimit në Prizren, e cila udhëhiqet nga Nisma, ka publikuar sot emrat e drejtorëve të rinj të shkollave.
Ata nuk janë mirëpritur, as nga vetë përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe të LDK-së të cilët bashkëqeverisin më Nismën.

Haskuka thotë se ky proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ngritjen e cilësisë së shkollave.

“Prandaj edhe e kemi publikuar paraprakisht rregulloren për pikësim të kandidatëve, për herë të parë në Komunën tonë”.

“Me siguri se do të ketë pakënaqësi dhe ankesa ndaj procesit të përzgjedhjes së drejtorëve, por si kryetar, ju siguroj se nuk do t’i aprovojë rastet ku shfaqet dyshimi për parregullsi në proces”.

“Tani procesin e vlerësimit do ta shqyrtojë Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa dhe pastaj lista e të përzgjedhurve do të vjen për aprovim në zyrën time”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Kur dhimbja më rritë” – përurohet libri i Filloreta Gashit

Në kuadër të aktiviteteve për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, u përurua libri “Kur dhimbja më rritë” i autores Filloreta Gashi, një...

Faturat e tatimit në pronë për 2026 të gatshme për pagesë në Dragash

Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Dragashit ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për vitin 2026 janë përllogaritur dhe tashmë...

Lajmet e Fundit