Rindërtimi i xhamisë në Kalanë e Prizrenit synohet edhe me gjyq

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren nëpërmjet Gjykatës është duke kërkuar që të anulohet vendimi i institucioneve të trashëgimisë kulturore në bazë të të cilit është refuzuar kërkesa për ta rindërtuar xhaminë në Kalanë e qytetit. Anulimin e vendimit të korrikut të vitit të kaluar, i nxjerrë nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Këshilli është duke e kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Këshilli i Bashkësisë Islame ka paditur Ministrinë e Kulturës dhe IKMM-në. Në një aktvendim të nxjerrë nga Gjykata në ditën e 12-të të këtij muaji, MKRS-ja dhe IKMM-ja detyrohen që brenda 30 ditësh t’i japin Gjykatës përgjigje për padinë, si dhe t’ia bashkëngjisin të gjitha shkresat e lëndës. Sipas pikës II të aktvendimit, të paditurit duhet të deklarohen nëse e pranojnë apo e kontestojnë padinë.

Padia e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren bazohet në tri pika. Shkeljet thelbësore të rregullave të procedurës administrative, vërtetimi i gabuar dhe jo i plotë i gjendjes faktike dhe zbatimi i gabuar i së drejtës materiale, janë arsyet që sipas KBI-së, vendimi i IKMM-së duhet të anulohet.

Në korrik të vitit të kaluar Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve kishte refuzuar kërkesën, përkatësisht projektin e paraqitur nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit për rindërtimin e xhamisë në Kala. Në arsyetimin e këtij vendimi është shkruar se kërkesa e parashtruar për rikonstruimin e xhamisë, për aq sa është punuar dhe prezantuar para IKMM-së, nuk i përmbush kërkesat e legjislacionit vendor e as parimet themelore të kartave dhe të konventave ndërkombëtare, dhe për këtë edhe është refuzuar, meqë në të kundërtën dhënia e pëlqimit do të nënkuptonte shkelje të Ligjit për trashëgiminë kulturore

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit