0.8 C
Prizren
E diel, 17 Nëntor, 2024

FIFA dënoi edhe Serbinë

Ditën e djeshme vëmendje të madhe ka marrë dënimi nga FIFA i dy futbollistëve shqiptarë që luajnë për Zvicrën, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët u dënuan nga 10 mijë franga zvicerane, pasi golat e shënuar ndaj Serbisë i festuan duke bërë shqiponjën me duar.

Mirëpo, në një vendim të ndarë nga ky, FIFA po ashtu ka gjobitur edhe Federatën serbe të Futbollit me 54 mijë franga zvicerane, për incidentet që shkaktuan fansat e tyre gjatë lojës më Zvicrën.Serbia është dënuar për “shfaqjen e banerëve dhe mesazheve diskriminuese nga fansat si dhe gjuajtjen e objekteve gjatë ndeshjes”, ka bërë të ditur FIFA, përcjell KosovaPress. Zvicra dhe Serbia luajtën nën ndikimin e faktorëve të politikës dhe luftës së fundit në Ballkan. Shaqiri para lojës kishte publikuar një fotografi ku shihen të dy atletet e tij, njëra me flamurin zviceran, kurse tjetra me atë të Kosovës. Shaqiri shënoi gol në minutën e 90-të të lojës, kurse pas golit zyrtarët serbë u zemëruan me referin e ndeshjes. Edhe për këtë gjest FIFA ka dënuar Serbinë.

Trajneri Mladen Krstajic dhe presidenti i federatës Slavisa Kokeza që të dy u dënuan me nga 5 mijë franga zvicerane, si dhe morën paralajmërim nga FIFA për “sjellje josportive për shkak të deklarimeve të bëra” ndaj referit. Përveç Xhakës dhe Shaqirit, dënim nga FIFA mori edhe bashkëlojëtari i tyre, Stephan Lichtsteiner, i cili u dënua me 5 mijë franga zvicerane sepse ju bashkua festimit duke bërë shqiponjën.

Më Shumë

Po vijojnë punimet për ndërtimin e shkollës së re në Krushë të Vogël

Punimet për ndërtimin e shkollës së re në fshatin Krushë e Vogël, që është pjesë e Komunës së Prizrenit, po vijojnë me ritme të...

Ballkani dhe Malisheva takohen në Suharekë në ndeshjet e fundit të xhiros së 13-të

Ballkani dhe Malisheva do të takohen në ndeshjen e fundit të xhiros së 13-të në Albi Mall Superligë. Dy skuadrat nga pjesa e epërme e...

Lajmet e Fundit