17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

10 vjet burgim për korrupsion ish-kryeministrit pakistanez

Një gjykatë e anti-korrupsionit në Pakistan dënoi ish-kryeministrin Nawaz Sharif me 10 vjet burg dhe e gjobiti me më shumë se 10.5 milionë dollarë, pasi nuk shpjegoi se në ç’mënyrë ai dhe fëmijët e tij kanë blerë prona të shtrenjta jashtë shtetit.

Gjykata gjithashtu e dënoi vajzën dhe trashëgimtaren e tij politike, Maryam Nawaz, me shtatë vjet burg. Ajo u gjobit me më shumë se 2.5 milion dollarë si pjesëtare e pronave të familjes.

Avokati i prokurorisë, Sardar Abbasi u tha gazetarëve se gjykata ka urdhëruar gjithashtu që pronat të konfiskohen nga qeveria pakistaneze. Pronat në fjalë ndodhen në një lagje të pasur të Londrës.

Sharif dhe vajza e tij janë aktualisht në kryeqytetin britanik. Sharif po i qëndron pranë gruas së tij, Kulsoom, e cila po kurohet nga kanceri.

Më Shumë

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Kujtohen vitet e rezistencës: Vizitohet objekti ku u mbajt gjallë arsimi shqip në Prizren

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar sot një vizitë në objektin që kishte shërbyer si shkollë gjatë viteve më të vështira...

Lajmet e Fundit