20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Ronaldo: Eliminimi është i tmerrshëm, por trajneri Tite të mos largohet

Braziliani i madh, Ronaldo, thotë se trajneri Tite duhet të qëndrojë në krye të skuadrës kombëtare, pavarësisht eliminimit nga Botërori i Rusisë që në raundin çerekfinal. Belgjika triumfoi 2-1 në Kazan, të premten, në sajë të një autogoli të Fernandinho dhe “raketës” së Kevin De Bruyne, me Renato Augusto duke u përgjigjur me kokë për “Selecao”.

Pesë herë fituesit e Kupës së Botës ishin favoritë në letër, por, me Neymarin e mbytur, nuk ishin në gjendje të prishnin mbrojtjen e Belgjikës, pavarësisht presionit të madh që ushtruan në portën e Thibaut Courtois.Njerëzit e Tite humbën vetëm një herë gjatë fushatës kualifikuese, por e ardhmja e trajnerit mund të vihet në dyshim nga dështimi i Kupës së Botës në Rusi. Ronaldo, megjithatë, thotë se Tite duhet të ketë shansin për të qëndruar në krye të skuadrës, edhe pse nuk mundi ta zgjaste qëndrimin në “Rusia 2018” përtej çerekfinaleve.

“Është një moment delikat për Brazilin, si politikisht, ashtu edhe teknikisht, – tha dy herë kampioni i botës, Ronaldo, në një paraqitje për “Globo”. – Ne u mundëm në gjysmëfinale para katër vitesh, në Brazil, këtu prisnim shumë më tepër nga “Selecao”. Është koha për t’i analizuar gjërat me qetësi dhe ftohtësi.Rezultati është i tmerrshëm, edhe pse nuk kemi luajtur keq. Rezultati është shumë i keq për ekipin tonë kombëtar. Unë besoj se Tite, ndaj duhet të mbetet trajner. Ai po bën një punë fenomenale, por duhet të vazhdojë në këtë rrugë”.

Më Shumë

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit