Mes dhimbjesh dhe lotësh i jepet lamtumira familjes pesë anëtarësh nga Suhareka

Mes dhembjesh e lotësh iu dha lamtumira e fundit familjes pesë anëtarësh së Jeton Sadikajt, të cilët ndërruan jetë të dielën në mesditë në një aksident rrugor në magjistralen Suharekë-Duhël.

Albesa Sadikaj, 4 vjece, Erjon Sadikaj 6 vjeç, bashkë me nënën Albesën, babain Jetonin e gjyshen Hidajete Sadikajn, u varrosën në orët e sotme të pasditës në varresat e fshatit Sopijë të Suharekës.

Familja Sadikaj kishte ardhur në Kosovë për pushime nga Zvicra. Por vetëm pas një ditë qëndrimi në vendlindje e gjithë familja sadikaj u përfshi në një aksident rrugor ku edhe vdiq.

Ata u varrosën sot në praninë e mijëra personave ku ia dhanë lamtumirën e fundit.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/mes-dhimbjes-dhe-lotesh-i-jepet-lamtumira-familjes-5-antaresh-nga-suhareka-557103/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit