Ndërron jetë pjestari i fundit i qeverisë së Churchill, Lord Carrington

Ish Ministri i Jashtëm i Britanisë, Lord Carrington, i cili ishte anëtari i fundit i gjallë i qeverisë Churchill të 1950-ës, ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare.

Ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të jashtëm në vitin 1982, pasi Ishujt Falkland u morrën nga forcat e Argjentinës. Politikani konservator kishte shërbyer edhe si ministër i mbrojtjes.

Lord Carrington ishte edhe negociatori i parë nga Bashkimi Evropian për Ish Jugosllavinë. Ai ishte i përfshirë në bisedimet gjatë luftës në Bosnje.

Ish kryeministri britanik David Cameron tha se Peter Carrington gjithmonë ishte në shërbim të qytetarëve dhe se ndjehej i nderuar që kishte punuar me te.

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit