22.8 C
Prizren
E enjte, 18 Korrik, 2024

Ramë Vataj kallëzim penal ndaj kryeinspektorit MAShT-it dhe kryesuesit të KD të UPZ-së

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, përkatësisht rektori prof. dr. Ramë Vataj në cilësi edhe të kryetarit të Senatit të Universitetit, ka bërë kallëzim penal në organet e drejtësisë ndaj Defrim Gashit, kryeinspektor i MAShT-it dhe Bedri Muhadrit, kryesues i Këshillit Drejtues të UPZ-së për konsumimin e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” në bazë të nenit 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Pasi që: z. Defrim Gashi, kryeinspektor i arsimit, në kundërshtim me ligjin për Inspektoratin e arsimit ne Kosovë, ka tejkaluar kompetencat e tij, të përcaktuar qartë, duke nxjerre vendim për anulimin e vendimit të Senatit për shkarkimin e prof. dr. Soner Yildirimit, nga pozita e anëtarit të KD, me arsyetim paragjykues dhe të paqëndrueshëm dhe të paargumentueshëm apo provuar, ende pa u shkruar dhe nënshkruar vendimi i Senatit, krejt kjo bëhet jo vetëm duke tejkaluar dhe keqpërdoruar kompetencat dhe autorizimet që ia jep ligji, por edhe duke vepruar në kundërshtim me: 1. Ligjin për Arsimin e Larte, neni 13, i cili ligj që Universitetit i jep Autonomi dhe Liri akademike për te zgjedhur drejtuesit e institucionit. 2. Statutin e UPZ-së, neni 18, pika 3, ku te drejtën e zgjedhjes se 4 anëtareve të KD-së e ka vetëm Senati i UPZ, dhe se këtë të drejtë e ka shprehur me vota 14 pro dhe asnjë kundër. Inspektoratit i arsimit është jokompetent për të anuluar vullnetin e Senatit dhe nuk ka asnjë të drejtë t’ia marrë këtë autorizim Senatit të UPZ-së. Në këtë rast kemi cenim të autonomisë së universitetit, nga institucionet tjera jokompetente”, është thënë në komunikatën e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Më Shumë

Magjike: Ujëvarat e Lubinjës së Poshtme të Prizrenit

Këto janë ujëvarat e fshatit Lubinjë e Poshtme të Prizrenit që ka natyrën më të bukur në Kosovë e ujin e pastër kristal. Ndiqeni kronikën...

Parashikimi i motit për sot, temperaturat shkojnë deri në 34 gradë celsius

Me diell dhe vranësira të shpërndara. Kështu do të mbajë moti gjatë ditës së mërkurë mbi Kosovë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto vranësira parashihen kryesisht...

Lajmet e Fundit