Zbulohet pllaka në bazën e LPK-së dhe UÇK-së në Kavajë

Shoqëria Lëvizja sot zbulon pllakën në bazën e LPK-së dhe UÇK-së në Golem të Kavajës.

Siç njofton Shoqëria Lëvizja, shtëpia e Musa Demirit ka qenë bazë e Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe ushtrive çlirimtare shqiptare të themeluara prej saj.

“Në këtë shtëpi gjatë atyre viteve (1994-2001), kanë qëndruar qindra veprimtarë, drejtues e luftëtarë të LPK-së me detyrën dhe përgjegjësinë e madhe, përgatitjen dhe organizimin e luftës së armatosur për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë. Shumë prej këtyre veprimtareve, drejtuesve e luftëtarëve kanë rënë në altarin e lirisë”, ka shkruar Xhevat Bislimi, kryetar i Shoqërisë Lëvizja.

Në këtë ngjarje fjalime do të kenë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti si dhe ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano.

Zbulimi i Pllakës do të bëhet me fillim prej orës 11:00, në Shtëpinë e Musa Demirit.

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit