IS përgjegjës për një nga dy sulmet që kanë vrarë të paktën 90 persona në Pakistan

Të paktën 90 persona janë vrarë, duke përfshirë një kandidat parlamentar dhe më shumë se 180 të tjerë janë plagosur në dy sulme me bomba të lidhura me procesin zgjedhor në Pakistan.

Autoritetet pakistaneze kanë thënë më 13 korrik, se sulmet kanë ndodhur në mesin e tensioneve pas arrestimit ish-kryeministrit, Nawaz Sharif, i cili është kthyer për t’u përballur me akuzat për korrupsion.

Policia pakistaneze ka thënë se sulmuesi vetëvrasës ka shënjestruar një konvoj të fushatës zgjedhore afër qytetit jugperëndimor, Kueta, duke lënë të vdekur të paktën 85 persona, duke përfshirë, kandidatin, Siraj Raisani, i cili ka qenë duke garuar në zgjedhjet e përgjithshme të 25 korrikut.

Të paktën 150 persona janë plagosur në sulmin, për të cilin e ka marrë përgjegjësinë, grupi militant, Shteti Islamik.

Më herët gjatë ditës, pesë persona janë vrarë dhe të paktën 32 të tjerë janë plagosur në një shpërthim me bombë që ka pasur cak një tjetër kandidat.

Në po këtë ditë, është arrestuar edhe ish-kryeministri Sharif, pasi është kthyer nga Londra, për t’u përballur me dënimin e tij prej 10 vjetësh burgim, pas akuzave për korrupsion.

Ai është kthyer nga Londra, pasi kishte vizituar gruan e tij, e cila është duke u trajtuar në spitalet e kryeqytetit britanik.

Sharif pritet të apelojë vendimin e gjykatës dhe të kërkojë lirim me kusht.

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit