Albin Kurti, Haskukaj dhe dy ish-presidentë festojnë dështimin e grusht shtetit në Turiqi

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Prizrenit që vjen nga radhët e VV-së, Mytaher Haskuka, kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga ambasada e Turqisë për “15 Korrikun- Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”, ditë që shënon përvjetorin e dytë të tentativës për grusht shtetin në Turqi .

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, K?v?lc?m K?l?ç, në fjalën e saj gjatë ceremonisë kujtoi të gjithë dëshmorët dhe veteranët e 15 korrikut, të cilët siç u shpreh ajo, luftuan për demokracinë dhe për popullin turk në atë natë të paharruar.

Të kontaktuar nga KTV-ja zyrtarë të VV-së nuk kanë dashur të komentojnë duke thënë se për këtë do të mund të deklarohen ditën e nesërme.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ish presidentët Atifete Jahjaga e Fatmir Sejdiu.

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit